Kampionati i kategorise se dyte do edhe dy jave per te startuar dhe nderkohe ekipet pjesmarrese ne te po i japin doren e fundit pergatitjeve. Por nderkohe po provojne edhe disa lojtare te ardhur nga merkatoja, me te cilet duan te perforcohen per gjysmen e dyte te sezonit.

Keshtu po ndodh edhe tek Basania. Vete kjo skuader permes faqes se saj zyrtare ka bere te ditur diten e djeshme se ka zhvilluar nje: “Ndeshje kontrolli brenda familjes. Testuam edhe afrimet e reja në skuadër që janë të konsiderueshme”.

Vetem kaq, por duket qarte se presidenti Shimaj nuk ka nder mend te ndalet ne projektin e tij per te ndertuar nje Basania konkurruese, pavaresisht gabimeve te bera gjate fazes se pare te kampionatit. Si rrjedhoje ka levizur duke sjelle lojtare te tjere ne skuader.

Nuk ka shume informacion per lojtaret te cilet po testohen, por e sigurte duket qe trajneret Mani e Kola do te kene me shume alternativa ne dispozicion per ndeshjet e ardhshme qe do te startojne me 25 janar me sfiden ne shtepi ndaj ekipit Adriatik.

Ideja eshte per te marre lojtare per çdo repart, duke filluar nga mbrojtja, mesfusha dhe sulmi dhe pershtypjet e para per lojtaret e ardhur ne prove duken pozitive, megjithate çdo gje do te shihet ne vazhdim./www.shkodrasport.com/