Pritjes i ka ardhur fundi dhe Flamurtari ka prezantuar sulmuesin e Serie A. Alessandro Bolzan ka veshur kështu fanellën e kuqezinjtë për sezonin e ri.
Sulmuesi përforcon repartin e sulmit, duke sjellë siguri dhe garanci në repartin e avancuar, teksa vjen nga skuadra e Cagliarit. Klubi i uron sa më shumë suksese me fanellën kuqezi.
“Flamurtari F.C. prezanton sulmuesin e ri : Alessandro Bolzan
Datëlindja: 24 Shkurt 2005, Pozicioni: Sulmues Qendror, Kombësia: Itali
Bolzan vjen nga Cagliari Calcio (Serie A, Itali) dhe është gati të sjellë eksperiencën, golat dhe shpirtin fitues në skuadrën kuqezi!
Mirë se vjen në Flamurtari F.C”, shkruhet në postim.