Ditet e fundit eshtre folur jo pak per mesfushorin shkodran Edon Hasani. Tek Pogradeci e kane pelqyer se tepermi dhe te gjithe menduan se ai do t’i bashkohej skuadres liqenore per sezonin e ri, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu sepse gjerat kane marre rrjedhe tjeter.

Ne skene ka dale ekipi i Beses qe duket se e ka marre shume seriozisht merkaton e kesaj vere. Pasi arritën akordin me futbollistin brazilian Uilliam Kordeiro Melo, skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela, ditën e sotme siguroi edhe shërbimet e mesfushorit shkodran, Edon Hasani. 

33-vjeçari, i cili ka fituar 5 trofe në futbollin shqiptar, ka firmosur me Besën. Një përforcim ky i rëndësishëm për skuadrën kavajase në sezonin e ri, duke shtuar peshë në repartin ofensiv. 

Hasani së fundmi ishte pjesë e Elbasanit, teksa gjatë karrierës së tij është aktivizuar me shumë skuadra si, Vllaznia, Liteksin në Bullgari, rumunët e Ceahlaut dhe ACS Polit, Kukësi, iranianët e Sepahan, Tiranën dhe Kastriotin.  

Shkodrani ka fituar 2 tituj të Superiores me Tiranën dhe Kukësin, Kupë dhe Superkupë po me Kukësin dhe kampion i Kategorisë së Parë me Elbasanin.