Nga Endri ÇINARI
Një lëvizje në merkato këtë verë pritet të realizojë edhe sulmuesi shkodran, Angjelo Radovani. Shtatlarti i cili në sezonin 2024-25 ishte pjesë e ekipit të Delvinës, duket se do ndërrojë jo vetëm skuadër, por edhe kampionat. Sipas raportimeve dhe lajmeve që vijnë nga Kosova, janë dy skuadra të elitës që interesohen për 24-vjeçarin.
Fjala është për Gjilanin dhe Llapin, që tek sulmuesi shohin një përforcim me vlerë përsq i përket edicionit të ri. Po sipas lajmeve në Kosovë është skuadra gjilanase që po këmbëngul më shumë për sulmuesin. Megjithëse edhe Llapi kërkon të formojë një ekip komptetiv për sezonin e ri.
Radovani është një prodhim i akademisë Vllaznia dhe në vendin tonë është aktivizuar me skuadra si: Bylis, Luftëtari, Besa, Besëlidhja, Erzeni dhe së fundmi Delvina.
Teksa ka pasur edhe një eksperiencë në Malin e Zi me Kom Podgorica. E në edicionin e ri aventura futbollistike mund ta dërgojë në Kosovë.(www.shkodrasport.com)