Qendërsulmuesi shqiptar, Rrok Toma është huazuar te Teuta dhe do jetë pjesë e klubit durrsak deri më 30 qershor 2025. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian UC AlbinoLeffe. Këta të fundit i kanë zgjatur kontratën futbollistit deri më 30 qershor 2026 dhe e kanë lejuar të jetë pjesë e skuadrës së Martinit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ata i urojnë Rrokut një sezon plot suksese. 20-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.
Po kush eshte Rrok Toma?
Ne nje interviste te para disa koheve per “Shkodra Sport” ai pat zbuluar se ka lindur ne Kakarriq te Lezhes ku dhe eshte rritur deri ne moshen 12 vjeç. Futbollin e ka filluar në moshën 7 vjeçare dhe menjëherë eshte rregjistruar tek Akademia Brians, pjesë e së cilës ka qenë deri në momentin kur erdha në Itali. Rroku eshte stërvitur me trajnerët Gjergj Filipi, Ardit Nika, Kreshnik Ivanaj dhe Aurel Locaj.
Pas nje turneu ne Itali, ai qendroi ai duke e filluar futbollin fillimisht tek Como, me pas tek “Lombardia Uno”, per te kaluar tek Torino me te cilen luajti dy vjet ndersa nga viti 2022 eshte pjese e Albinoleffe ndersa tani do te mundohet te tregoje vlerat e tij edhe tek Teuta.
EKSKLUZIVE/ Flet 18 vjeçari i lindur në Kakarriq që po luan me sukses në Itali dhe kombëtaren U19