Nga Endri ÇINARI

Vllaznia vijon me ritmin e lartë të stërvitjeve në Maribor të Sllovenisë ku aktualisht shkodranët po zhvillojnë përgatitjet verore. Nga ajo çfarë mësohet nga burime pranë klubit për gazetën, seancat stëvitore kanë qenë dy herë në ditë. Bazuar këto në forcë dhe përgatitje fizike, por edhe lojë me top dhe vendosje të ndryshme taktike të aplikuara nga trajneri, Edi Martini. 

Një fakt që gëzon në kampin shkodran është se grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë ndalesë të futbollistëve në infermieri. Ku ndonjë shqetësim i vogël ka qenë i pranueshëm për sportistët në këtë periudhë, për shkak të ngarkesës fizike që po marrin gjatë kësaj periudhe. Por, asgjë për t’u shqetësuar për ndonjë lëndim që mund t’i mbajë jashtë fushave futbollistët kuqeblu. 

MIQËSORET- Ndërkohë shkodranët kanë zyrtarizuar edhe miqësoren e rradhës në Slloveni. Ku në datën 02.07..2025 do jenë sërish kundër një ekipi rumun, kësaj rradhe ndaj Petrolul.

Duel që pritet të mbyllë përgatitjet e shkodranëve në Maribor, për t’u kthyer më pas në Shqipëri. Ku në datën 10 korrik do luajë ndeshjen e parë kundër Daugavpils në kuadër të kualifikuesve të Conference League.(www.shkodrasport.com)