Është një moment mjaft i rëndësishëm për Milanin, finalja e Kupës së Italisë kundër Bolonjës. Përfaqëson një objektiv themelor për të shpëtuar një sezon me shumë ulje dhe shumë pak ngritje, për të shtuar një trofe të dytë në kabinet pas Superkupës dhe për të garantuar të paktën një vend në Ligën e ardhshme të Evropës.
Sergio Conceiçao do të ribashkohet me Leaon pas pezullimit të tij në ligë, por ai nuk është ende i sigurt se do të ketë Fofana në dispozicion. Në sulm, balotashi është mes Gimenez dhe Jovic, me serbin paksa të favorizuar, pavarësisht dopietës së meksikanit në ndeshjen e kampionatit.
“Presion është pjesë e historisë sonë, e ndiejmë atë çdo ditë dhe është normale për një klub të madh. Duhet të jemi të fokusuar vetëm te loja, çfarë të bëjmë dhe si të përballemi me kundërshtarin. Do të jetë ndryshe nga ndeshja e ligës”.
Për momentin e ekipit – “Rezultatet janë padyshim pozitive, skuadra ka evoluar në nivel individual dhe kolektiv. Tre muajt e parë ishin të vështirë, ne jetojmë me rezultate dhe marrja e një rezultati nesër do të ishte shumë e rëndësishme”.
Për rëndësinë e trofeut – “Sigurisht që do të jetë një kënaqësi e madhe t’ua dhurojmë tifozëve në një vit të vështirë. Këtë e kemi parasysh. Ka kënaqësi të madhe të përballesh me këtë finale, nuk ka frikë por vetëm adrenalinë normale. Grupi është i qetë, në pritje të një ndeshjeje të rëndësishme”.