Milani ka njoftuar sot largimin e radhës. Tami Abraham nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve, pasi përfundoi huazimin.

Ndryshe nga lojtarët e tjerë, me të cilët ndau rrugët dje, Milani nuk ka publikuar njoftim për Abraham. Postime ishin rezervuar ndërkohë për Uokër, Sotil apo Zhoao Feliks.

Abraham do të kthehet te Roma. Mbetet për t’u parë si do shkojë eksperienca e 27-vjeçarit me Gasperinin.

Screenshot 2025-06-29 150908