Vllaznia e femrave ka arritur nje tjeter fitore ne miqesoret e prag- sezonit. Kete here ajo ka fituar ndaj skuadres kampione te Kosoves- Mitrovices me rezultatin e ngushte 1-0. Goli i vetem i kesaj ndeshje eshte shenuar nga sulmuesja kuqeblu Raeanne Jeanette Jones, e cila spikati edhe ne sfiden e kaluar me tre gola te shenuar.
Miqesorja e sotme ne mes dy ekipeve kampione te Shqiperise dhe Kosoves eshte luajtur ne stadiumin “Perparim Thaçi” te Prizrenit dhe i ka sherbyer mjaft dy stafeve teknike per te pare gjendjen e tyre vetem pak dite para sfidave europiane.
Takimi eshte dominuar nga futbollistet e Vllaznise, te cilat sidomos ne 45 minuteshin e pare kane bere nje paraqitje shume te mire dhe perpos golit te shenuar, kane patur edhe raste te tjera shenimi por qe nuk jane konkretizuar.
Ne pjesen e dyte nderkohe edhe me zevendesimet e bera loja ka rene disi megjithate Vllaznia ka kontrolluar gjithçka dhe ka arritur ta administroje avantazhin deri ne fund duke e fituar kesisoj kete miqesore te dyte me rezultatin e ngushte 1-0.
Ne kete menyre pas fitores 7-0 ne miqesoren e pare ndaj Buduçnostit, vjen nje tjeter sukses i vajzave shkodrane, çka tregon se ata jane ne rrugen e duhur te pergatitjeve per ndeshjet e “UEFA Women’s Champions League” qe do t’i zhvilloje ne fillimin e muajit shtator ne Gjeorgji./www.shkodrasport.com/