Mirlind Daku ka qenë padyshim protagonisti absolut në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan luajti kundër Khimki. Sfida e vlefshme për javën e 3-të t Premier League ruse përfundoi me humbjen 2-3 të Rubin Kazan.
Megjithatë, Mirlind Daku ishte ai që shënoi golin e parë për të tijët dhe asistoi në të dytin. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 45-të duke kthyer një penallti në gol. Por, Khimki barazoi 1-1 me anë të Khosonov.
Daku nuk u ndal me kaq pasi ndihmon Rubin Kazan që të shënonte golin e dytë. Bomberi nga Gjilani asistoi për shokun e tij të ekipit, Jukic, me këtë të fundit që riktheu Rubinin te avantazhi. Megjithatë, Khimki përmbysi gjithçka në minutën e 67-të dhe 84-të.
Një ndeshje spektakolare për Dakun, por që nuk ndihmon dot më shumë ekipin e tij që të dalë me pikë nga kjo ndeshje.