Ekipet e Superiores vazhdojnë pa u ndalur fazën përgatitore. Gjatë përgatitjeve, janë zhvilluar edhe ndeshje të shumta miqësore. E radhës, e cila u zhvillua sot ishte ajo mes Teutës dhe Vllaznisë.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi në barazim 3-3. Një spektakël nga të dyja palët, me sfidën që u mbyll mes 6 golave të shënuar.

Për Teutën, rrugën e rrjetës e gjetën Ergys Peposhi, Marku dhe Boci.

Ndërsa për shkodranët, golat u shënuan nga Ildi Gruda, Bekim Balaj dhe Kevin Dodaj, duke mbyllur kështu këtë miqësore.