Mishel Platini po bëhet gati të rikthehet në botën e futbollit. Si sipërmarrës që ka shlyer borxhet e dikurshme me padrejtësitë. Një qasje e ndryshme e në pritje të momentit vendimtar, “Le Roi” (Mbreti) ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka prekur disa tema të realitetit juventin.skysports-michel-platini-uefa_5082415Si ju duket Tiago Mota në stolin e Juventusit?
Ai është një njohës i futbollit. E njoh personalisht. Edhe kur luante te PSG-ja, ishte lojtar i mirë dhe një djalë inteligjent. Kudo që shkoi bëri mirë. Është e drejtë të fokusohesh tek ai. Motës i pëlqen futbolli sulmues dhe spektakolar. Trajneri i duhur për të menaxhuar këtë tranzicion dhe për të nisur një cikël fitues dhe të ri te Juventusi.
Kur do të kthehen bardhezinjtë te fitorja?
Një fëmijë dëshiron gjithmonë të fitojë, por pak alternim është i mirë për futbollin. E di që katër vite pa kampionat janë shumë, por ka ndodhur edhe pas meje. Pastaj Juvja u kthehet fitoreve. Klubi e ka kuptuar se nuk mund të konkurrojë me Realin, Sitin, PSG-në, nuk ka më mundësitë e arabëve dhe pronarëve të tjerë, ndaj duhet të krijojë një kolektiv të madh. Sot drejtorët sportivë janë po aq të rëndësishëm sa trajnerët.
Francezët mbeten gjithmonë në shijet e “Zonjës”…
Në Nisë, Turami ishte elegant, me një fizik të shkëlqyer, teknikë të mirë dhe vlera që i përcolli babai i tij Lilian. Rabio është një lojtar i mirë, fizik dhe teknik, por periudha e tij kishte mbaruar. Për Pogban nuk di çfarë të them, ishte një imazh i bukur, të gjithë e donin, karizmatik. E parë nga larg historia e tij është mëkat dhe dhimbje e madhe.
Dhjetën tuaj e të shumë yjeve të tjerë tashmë e ka Jildizi…
Nuk e dija. Nëse ia dhanë dhe ai e pranoi, do të thotë se ka personalitet. I uroj fat për të mirën e Juventusit dhe futbollit. I uroj të bëhet një 10 si unë, një krijues, nga ata që shpikin. Të marrë frymëzim nga Bellingam, Mesi, Zidan dhe të qëndrojë me këmbë në tokë.
Çfarë mendoni për Juven e Alegrit?
Kam frikë se Alegri nuk kishte lojtarët e duhur, Juve nuk më kërkoi kurrë për t’i dhënë një dorë. Andrea Anjelli, ndoshta u soll pak si tifoz. Unë do të isha shumë i lumtur me kthimin e familjes në Juve, por Xhon Elkanin e njoh pak. E ardhmja do të varet nga dashuria e tij për Juventusin.
Cili është opinioni juaj për Superligën?
Nuk e di nëse pas pesë apo njëzet vjetësh do të jetë një turne i konsoliduar. Të gjitha klubet ranë dakord herën e parë, ju kujtohet? Ata do të shkojnë mirë. Dhe Gjykata tha se monopoli i UEFA-s dhe FIFA-s ka marrë fund. Gjithçka filloi me ligjin Bosman. Nuk më pëlqen, por është realitet tashmë.
Mund të bëni një parashikim për titullin e Serisë A?
Ka shumë kandidate. Nëse fiton, je më i forti. Interi është një ekip i mirë. Por miqtë e mi të Juventusit më thonë se zikaltrit kanë shumë borxhe.