Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja e pare gjysmefinale e “Final 4” ne mes Apolonise dhe Vllaznise, luajtur pasditen e sotme ne Fier. Ne fakt kane qene shkodranet qe thuajse iu gezuan fitores, por ne minutat shtese te ndeshjes vendaset arriten te barazojne.
Takimi eshte dominuar nga ekipi shkodran i cili ne fakt shperdoroi disa mundesi te mira ne pjesen e pare te ndeshjes e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0. Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte.
Qe ne minutat e para te saj, do te ishte sulmuesja Esi Lufo ajo qe do te kalonte ne avantazh Vllaznine me golin e shenuar ne minuten e 53-te. Me pas, ajo e kontrolloi lojen duke krijuar idene se mund te shenonte edhe gola te tjere, por nuk ndodhi keshtu.
Ne pamje te pare te dy ekipet sikur u pajtuan me kete rezultat, megjithate fieraket ne minutat e fundit do te tentonin barazimin dhe ne fakt ia arriten me ane te kapitenes Harmonikaj pikerisht ne minuten e 95-te te ndeshjes dhe kesisoj gjithçka do te mbyllej me shifrat e barabarta 1-1.
Sfida e kthimit do te luhet javen e ardhshme ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe sigurisht qe Vllaznia do te tentoje fitoren per te siguruar kualifikimin ne finalen e “Final 4”. Ne ndeshjen tjeter gjysmefinale, Partizani ka arritur te fitoje me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj ekipit te Gramshit.(www.shkodrasport.com)