“Distanca mes Interit dhe rivalëve të tij është rritur”. Luciano Moggi është i sigurt për këtë, teksa bën analizën e tij mbi Serie A në faqet e “Libero”. “Skuadra kampione e Italisë, – lexojmë në analizën e ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventus, – nuk e teproi me merkaton e verës, edhe sepse drejtuesit e saj kishin bërë tashmë gjithçka, pa pritur hapjen e saj. Më pas në fushë, në ‘San Siro’, asgjësoi Atalantën dhe demonstroi fuqinë e tepruar që e dallon.
Juventusi, i cili tha se të gjitha repartet kishin nevojë për përforcime, bëri një merkato të konsiderueshme, madje duke merituar titullin ‘mbreti’ i transferimeve të verës. Sapo në ‘Allianz Stadium’ u shfaq një kundërshtar tjetër, por jo më cilësor, Roma, dhe fansave bardhezinj iu desh të kthenin filmin që kishin parë në të kaluarën.
Milani i Fonseca është ende i keq. Rezultatet mungojnë, nuk ka kohezion në fushë, mesfusha është e keqe. Theo dhe Leao, me sa duket si hakmarrje, u përjashtuan nga ‘takimi teknik’ gjatë pushimit për t’u freskuar e pirë ujë. Sipas mendimit tim, dhënia e kompetencave të plota Ibrahimovic nuk është detyrë, por domosdoshmëri”./telesport/