Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, i është gëzuar suksesit 1-0 të skuadrës së tij ndaj Skënderbeut, duke iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

“Jam i lumtur se me Partizanin nuk e meritonim të humbnim. Por siç u thashë djemve gjatë javës, kështu është futbolli, jo gjithmonë ata që luajnë e bëjnë mirë, fitojnë. U thashë të rrinë të qetë dhe të kemi reagim pozitiv, i cili sot ishte.

Janë situata që i provojmë gjatë javës, djemve u pëlqen që të luajmë në këtë mënyrë, aplikohen gjatë javës. Janë gjëra që i bëjmë në stërvitje dhe për një trajner është kënaqësi që i sheh në fushë gjatë ndeshjeve. Mjaki ka këmbë të mirë, si Prodani që ka bërë sot një ndeshje shumë të mirë. Edhe të rinjtë, Kurti e Tresa, kanë punuar shumë mirë. Kjo është një skuadër e re, siç e kam thënë gjithmonë, Ka hapësirë për të gjithë, edhe për ata që nuk luajnë, gjatë javës impenjohen, ky është shpirti që duhet të ketë një skuadër që për momentin duhet të shpëtojë, të provojmë të luajmë, paraqitemi mirë mbi të gjitha. Në futboll duhet të pranojmë edhe humbjet, por shpirti i skuadrës duhet të jetë i njëjtë.

Skënderbeu ndryshoi shumë sistemin e lojës, kaluan 4-2-4, futën organizator. Në këtë situatë ula pak skuadrën, duke munduar që të kapim në kundërsulm se ata sulmonin me shumë lojtarë, djemtë në fund ia dolën të bënin atë që kisha në mendje.

Kishim 2-3 raste për të bërë gol si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, edhe era bën pjesë në lojë. E bukura e futbollit është edhe kjo, në pjesën e dytë vuajtëm se era ishte e fortë kundër. Nuk ia dolëm të luanim siç na pëlqen, por siç u thashë djemve, sot asgjë nuk mund të na ndalonte, se sot ishte e rëndësishme të fitonim. Kjo është e rëndësishme në futboll, pikët janë më të rëndësishme”, tha Moriero për RTSh pas ndeshjes.