Nga Maringlen ZHIVANI
Ka rezistuar vetem 56-minuta, por jo me shume… Murlani eshte mposhtur me rezultatin 0-2 nga Sopoti, ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme, ne stadiumin e vendasve ne Barbullush, ne kuadrin e takimeve te javes se katert te kampionatit te Kategorise se Dyte.
Ne fakt, per Murlanin ishte nje takim shume i veshtire, sepse perballe skuadres se trajnerit Vahedin Pepaj ishte Sopoti, nje nga pretendentet kryesore te Grupit A per t’u ngjitur nje Kategori me lart.
Skuadra e Murlanit u mbrojt pergjithesisht mire, madje ata humben edhe nje penallti me ane te Cokajt, i cili nuk u tregua i sakte nga pika e bardhe.
Ne pjesen e dyte, Sopoti shenoi dy gola njeri pas tjetrit, duke ia dale te marre tre pike ne transferte ndaj Murlanit dhe duke e mbyllur te gjithe ndeshjen me fitoren e paster 0-2 ne favor te librazhdasve.
Murlani-Sopoti 0-2
Formacioni i Murlanit: Caku, Guri, Shpuza (Preza 66’), Hila, Djepaxhia (Gazulli 80’), Pepaj, Uku, Cokaj (Velaj 73’), Nika, Gjylbegaj, Cubi (ne dispozicion: Ndreka, Keshtejaku, Curraj, Muriqi) Tr: Vahedin Pepaj