Nga Endri ÇINARI
Ndeshjet e kupës së raundit të 1/8 e gjejnë Vllazninë përballë Besës. Në një duel që në vite ka prodhuar përballje interesante mes dy shkollave të futbollit tonë. Shkodranët do presin kavajsit në shtëpi, në një takim tek që do përcaktojë se kush do kualifikohet në raundin tjetër të kompeticionit.
Për këtë arsye edhe lëvizjet në formacion tek kuqeblutë nuk janë të shumta nga ana e trajnerit Brdariç. Gjermani kërkon të mos i lërë gjë rastësisë dhe ka bërë pak lëvizje në 11-tshen titullare nga ndeshja e fundit me Tiranën. Kështu në portë do paraqitet sërish Jukaj, i cili u shndërrua në “hero” në minutat e fundit ndaj bardhebluve duke realizuar dy pritje vendimtare.
Në mbrojtje nga e djathta do jetë si zakonisht Gurishta. Në qendër të prapavijës do ketë shijen e debutimit me fanellën kuqeblu, Serjan Repaj. Me shkodranin e afruar nga Apolonia në këtë merkato, i cili do ketë përkrah tij edhe Bajramin. Me Çoben që sërish do prezantohet sërish si mbrojtës i majtë, rol që e zhvilloi edhe në pjesën e dytë kundër Tiranës.
Në mesfushë Brdariç do rreshtojë 3 futbollistë që janë të konfirmuar prej javësh në kampionat. Ku krah forcës dhe grintës së Sales dhe Qatos do jetë edhe fantazia e Kahrimanoviç. Në krahun e djathtë të sulmit do ketë një ndryshim, me Malen që do e nisë nga stoli. Vendin e të cilit e merr Delaj e ndërsa në të majtë do jetë Dodaj. Me Balajn që kompleton formacionin në majën e sulmit shkodran./www.shkodrasport.com/