Ndeshja mes Majorkës dhe Barcelonës në La Liga është mbyllur me fitoren 3-0 të katalanasve, të cilët dominuan mes polemikash në një përballje ku ekipi vendas e mbylli me 9 lojtarë, si dhe kishte protesta pa fund për golin e 2-0 e një ndërhyrje për të kuq të Rafinjas.
Jamal gjuajti nga jashtë zonës, Raijo u rrëzua në tokë për një goditje në kokë dhe pastaj Fermin gjuajti duke gjetur rrjetën, ndërsa gjyqtari vuri bilbilin te goja por nuk ndali lojën për futbollistin e vendasve që kërkonte ndihmë mjekësore. Protestat pa fund të vendasve shkuan në vësh të shurdhër dhe vetë trajneri Jagoba Arrasate u shfaq i inatosur para mediave teksa komentoi këtë rast.
“Mendoj se e patë të gjithë, në javën e kaluar na e shpjeguan se nëse do të kishte goditje në kokë, ndeshja do të ndalej. Gjyqtari i katërt i cili ishte para meje i tha të ndalte lojën se kishte goditje në kokë. Ai vendosi bilbilin në gojë, menduam se do vërshëllente dhe për çudinë e të gjithëve akordoi golin. Nuk e kuptoj ende.
Ai erdhi, e falënderoj që erdhi për të më dhënë një shpjegim. Më tha se lojtari nuk kishte marrje mendsh. Por kur dikush rrëzohet ti nuk e di nëse ka marrje mendsh apo jo. Moriantes më pas mori të kuq, sepse mori të verdhë për protestat te ky gol”, tha trajneri i Majorkës pas përfundimit të takimit.