Bayern jo vetëm që humbi ndeshjen me PSG në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, por edhe lojtarin më të rëndësishëm në skuadër, Musiala.
Gjatë një përpjekjeje për të marrë topin në zonën e rreptësisë, mesfushori ofensiv gjerman u rrëzua nga portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, me pasojë thyerjen e këmbës. Musiala do të mungojë deri në nëntor.
Manuel Neuer u shpreh i tërbuar me mënyrën si veproi Donnarumma në atë moment.
“Nuk mund të sillesh ashtu. Është një veprim vërtet i pamatur. Ai lëvizi, edhe pse e dinte se do ta lëndonte lojtarin tonë. Pas incidentit, i thashë të shkonte të pyeste nëse Musiala ishte mirë. Është çështje respekti të shkosh te kundërshtari yt, t’i kërkosh falje dhe t’i urosh shërim të shpejtë. Ai e bëri vetëm pasi i thashë unë”, deklaroi kapiteni i Bayern./telesport/