Do te startoje pasditen e sotme ne Shkoder kampionati kombetar i boksit per te rritur. Ne oren 18:00 ne pallatin e sportit “Qazim DervishI” do te nisin ndeshjet e dites se pare te ketij kampionati qe do te zgjase tre dite dhe ne te cilin do te marrin pjese te gjithe ekipet e vendit, me boksieret e tyre me te mire.
Ashtu siç eshte shprehur edhe trajneri i Vllaznise Zef Gjoni, ne keto tre dite pritet te zhvillohen ndeshje te bukura dhe me rivalitet. Ekipi shkodran konsiderohet pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion, por ne gare do te jene edhe ekipet e Tiranes, Flamurtarit dhe Teutes.
Gjithçka do te vendoset ne finalet e dites se diele ku kampion do te shpallet ekipi qe do te nxjerre me shume kampione ne peshat respektive. Pretendimet e Vllaznise jane per 6 apo 7 vende te para dhe kaq do t’i mjaftoje per t’u shpallur per te 26-ten here kampione e Shqiperise.
Megjithate nuk do te jete e lehte sepse sfidat ne ring mund te dhurojne edhe te papritura duke filluar nga ndeshjet e dites se pare. Te gjithe boksieret vijne me formen e tyre maksimale per kete aktivitet, me objektivin e qarte per te treguar vlerat e tyre me te mira./www.shkodrasport.com/