Nga Endri Çinari
Një vëmendje të veçantë tek Vllaznia i kanë kushtuar edhe tapetit të fushës së stadiumit “Loro Boriçi”.
Drejtuesit e skuadrës kanë qenë shumë detajistë në prag të sezonit të ri të Superiores, duke mirë mbajtur në mënyrë të shkëlqyer fushën. E cila është në një gjendje perfekte siç mëson gazeta para nisjes së sezonit të ri në Superiore.
Kjo në mënyrë që të përballohen ndeshjet e Superiores jo vetëm të Vllaznisë së meshkujve, por edhe asaj të femrave. Me kampionet e vendit tonë që në muajin shtator do luajnë kualifikueset e Champions League, ku synimi dhe objektivi ngelet gjithmonë ambicioz për shkodranet. Për këtë arsye i është kushtuar një vëmendje shumë e veçantë mirë mbajtjes së tapetit gjatë kësaj periudhe të nxehtë verore.
Teksa në ditët e ardhshme pritet edhe një ndërhyrje edhe në ambientet e stadiumit. Ku do kërkohet të përmirësohen kushtet në mënyrë që tifozët të kenë një akomodim sa më komod në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.