Nga Endri ÇINARI

Akademia Vllaznia dhe klubi kuqeblu kanë marrë një inciativë të veçantë këtë sezon. Për të vlerësuar lojtarët më të mirë të muajit. Një prej më të spikaturve të muajit tetor ishte edhe Orges Halili. Pjesëtar i ekipit U-16 të Vllaznisë që drejtohet nga Denis Zmijani, Halili ka rënë në sy me performancën e tij.

Po ashtu pavarësisht se në rolin e mesfushorit të qendrës, Halili ka spikatur edhe me gola. Duke shënuar 6 deri më tani në këtë sezon me skuadrën e U-16. Gjithashtu ai është i grumbulluar edhe nga kombëtarja shqiptare në kuadër të projektit “Steep by Steep”. Duke qenë edhe një futbollist stabël në formacionin kuqezi.

Në një prononcim për “Shkodra Sport” ai shprehet shumë i lumtur për vlerësimin që ka marrë si ndër më të mirët e muajit. Ku patjetër thekson se ëndrra e tij është që të luajë sa më shpejt me ekipin e parë të Vllaznisë.

Halili tha: “Jam i gëzuar që jam vlerësuar si ndër më të mirët e muajit. Dua të falenderoj të gjithë trajnerat e shokët e skuadrës. Sepse ne luajmë të gjithë së bashku.

Vllaznia? Është ëndrra ime që dua ta plotësoj sa më shpejt. Duhet të stërvitem çdo ditë dhe besoj se një ditë do jem pjesë e ekipit të parë”./www.shkodrasport.com/