Egnatia po bën afrime mjaft cilësore gjatë kësaj periudhe. Përveç rikthimit të Fernando Medeiro dhe zyrtatizimit të Mario Dajsinanit, drejtuesit kanë një tjetër afrim gati.

Leo Melo mund të konsiderohet afrimi më i ri i rrogozhinasve. Braziliani është transferuar në Rrogozhinë, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje.

Palët kanë gjetur marrëveshjen mes tyre, me Elbasanin që ka mbajtur 20% të kartonit të futbollistit. Një përforcim shumë i rëndësishëm për Edlir Tetovës, me Melon që do të nis kështu në aventurë të re në karrierën e tij.

Rrogozhinasit në këtë mënyrë po bëjnë lëvizje shumë të rëndësishme në merkato, duke treguar se janë të vendosur për të synuar titullin kampion edhe këtë sezon.