E ardhmja e Moise Kean vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi shpërtheu në sezonin e fundit te Fiorentina dhe për këtë arsye në gjurmët e tij janë vënë disa klube.
Pas Milanit dhe Manchester United, në garë për shërbimet e italianit është futur edhe një klub nga Arabia Saudite.
Bëhet fjalë për Al Qadsiah. Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, klubi suait po përgatit operacionin prej 100 milionë eurosh.
52 milionë euro është klauzola e largimit nga Fiorentina, ndërsa Al Qadsiah ka ofruar edhe një kontratë trevjeçare, me pagë sezonale prej 15 milionë eurosh.
Tani e ka vetë Kean në dorë të vendosë, nëse do të transferohet në Arabinë Saudite, apo do të qëndrojë në Evropë.