Në kampionatet e zhvilluara pas rënies së diktaturës komuniste, pra në këto 30 e ca vite në Demokraci, kanë ndodhur fenomene që i kanë dhënë futbollit shqiptar shumë të papritura siç ishte emigrimi i dhjetra e dhjetra futbollisteve nga ekipet e tyre duke nxjerrë jashtë sfidës qytetet me tradita futbollistike e duke sjellë sipas FSHF risi në organizimin e kampiobatit kombëtar me 10 ekipe.
“U ulen malet, e u ngriten kodrat”- thote nje shprehje popullore e me konkretisht u zhbene ekipe elitare si Dinamo, Flamurtari, Elbasani qe më në fund rigjetën shtëpinë e tyre në atë që quhet Superiore, por mbetën në malore Kavaja, Berati, Fieri, Gjinokastra etj.
Nuk është ofezë të luash me Vorën, ish- lokaliteti ku shkodranët e kishin si pikë tranziti në udhëtimet e tyre me tren drejt Tiranes, Durrësit e Elbasanit, aq më tepër kur në javën e 5-të të Superiores dy skuadrat kanë nga 7 pikë secila në tabelën e renditjes.
Ka luajtur Vllaznia në vite edhe me skuadra inferiore për kampionat e kupë, si me ekipin e improvizuar për të nxjerrë në plan të parë dashurinë për Bashkimin Sovjetik, siç ishte ai i Kombinatit Tekstilit Stalin ne Yzberisht të Tiranës, apo me skuadrën e naftës Cërriku, me skuadrën e Fermentimit të Duhan- Cigares të Shkodrës etj. Ishte atëherë në plan të parë maskiteti “sipas mësimeve të Partisë”.
Dhe të vijë e të përsëritet historia e skuadrave të ish- lokaliteteve kur në plan të parë në Superiore është cilësia por kjo e reduktuar në 10 ekipe, çka e varfëron atë. Dhe pas Egnatias së Rrogozhinës, e mandej Bylisit, tashmë i vjen rradha Vorës (ekip që nuk ka gjetur një emër simbol) për të konkurruar në mes ekipeve më të mira të elitës së futbollit shqiptar.
Pavarësisht kësaj çfarë shkrova për historinë, duhet mbajtur shënim: Asnjë nënvlerësim ndaj FK Vorës, tani qytet brenda kryeqytetit- Tiranës, e këtë e ka në plan të parë edhe trajneri Martini e vetë ekipi me në krye kapitetin Balaj, në një takim historik si ballafaqimi i parë në prag të 95 vjetorit të kampionatit të parë kombëtar.(www.shkodrasport.com)