Para dy sezonesh ka qenë pjesë e Vllaznisë, ndërsa sot është zyrtarizuar tek një skuadër tjetër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Xhelil Asani i cili do të vijojë karrierën te skuadra e Rabotniçkit në elitën e futbollit maqedonas. 

29-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Bylisit, Erzenit dhe Vllaznisë në futbollin shqiptar. Tek Vllaznia ai ka luajtur për 6 muaj në sezonin 2023-2024 dhe në janar u largua prej saj ngaqë nuk pati hapësirat e duhura.

Ndërkohë që edicionin e shkuar u aktivizua me Shkupin, ku në 24 ndeshje shënoi 3 gola dhe dhuroi 2 asiste. Performanca e mirë e tij, duke se ka bindur drejtuesit e Rabotniçkit, për t’i bërë ofertë dhe për ta afruar në skuadër.  

Asani ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Rabotnickit. Kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në këtë ekip, teksa më herët, për sa i përket futbollit maqedonas, përveç Shkupit, ka mbajtur veshur edhe fanellën e Vëllazërimit, Metalurg Skopje dhe Shkëndija.