Vllaznia e volejbollit te femrave eshte ne kerkim edhe te nje lojtareje tjeter te huaj si perforcim ne pozicionin 4 sepse vetem keshtu mund te pretendoje per te qene ne katershen e ekipeve me te mira te vendit. Ne fakt, kontigjenti i ekipit shkodran eshte reduktuar ndjeshem sepse nga rradhet e tij jane larguar te tjera lojtare.
Si rrjedhoje stafi teknik i Vllaznise u detyrua te rikthente veteranen Esmeralda Tuci dhe po ashtu te afronin edhe amerikanen Magge Taurie. Po ashtu, u rikthye edhe pasuesja Adma Mikopula duke e kompletuar deri diku ekipin, por ne fakt largimet kane qene te shumta.
Mjafton te kujtojme qe tek Partizani aktualisht luajne plot 4 volejbolliste shkodrane. Behet fjale per Stela Kirin dhe Xhesika Kaçin, Klavia Petezen dhe Daniela Kodren. Kjo skuader pretendon titullin kampion dhe pikerisht per kete arsye perveç Petezes qe ka qene edhe me perpara pjese e saj ka ofruar se fundi edhe tre shkodranet e tjera sepse beson ne aftesite e tyre.
Tek ekipi kampion i Skenderbeut nderkohe luan Sara Malaj, tek Tirana luan shkodrania tjeter Leda Preçetaj ndersa tek Dinamo kete sezon ka shkuar Paola Gjyshja. Ne total kesisoj behen plot 7 lojtare shkodrane qe luajne me sukses ne ekipet e tjera te kampionatit shqiptar dhe per me teper ne ekipe qe pretendojne.
Pyetja qe mund te beje me te drejte çdokush eshte se a do te kishte pretendime Vllaznia nese keto 7 lojtare shkodrane do te ishin pjese e saj? Sigurisht qe po, por çdo gje varet nga projekti qe ka klubi dhe investimi qe ben. Dhe perderisa aktualisht nuk ka projekt serioz dhe investim ashtu siç duhet, atehere ekipi duhet te kenaqet vetem nese kap katershen e pare./www.shkodrasport.com/