Partizani i sezonit të ri do të ketë një revolucion në repartin ofensiv. Deri më tani, “demat e kuq”, kanë arritur të transferojnë tre sulmuesë, Xhuliano Skukën, Judah Garcian dhe Vusal Isgandarli.
Megjithatë, misioni për të plotësuar sulmin tek Partizani ende nuk ka përfunduar. “Demat e kuq” tashmë kanë vënë në “shënjestër” një sulmues në kampionatin e Irakut.
Bëhet fjalë për Al-Hareth Hatam i cili pritet të jetë lojtari më i ri i Partizanit për sezonin e ardhshëm. 29-vjeçari i lindur në vitin 1996, aktualisht bën pjesë në skuadrën e Al-Qasim SC.
Në 36 takime të zhvilluara në kampionatin irakian, Hatam ka arritur të realizojë 12 gola dhe ka asistuar 3 herë. Sulmuesi nga Iraku luan si sulmues i majtë, i djathtë dhe si sulmues i dytë.