HomeKRYESOREPas Berishës edhe një tjetër mesfushor, te Leçe 'plasin' dëmtimet

Pas Berishës edhe një tjetër mesfushor, te Leçe ‘plasin’ dëmtimet

Pas lëndimit të Medon Berishës në stërvitje me klubin, Leçe ka humbur një tjetër lojtar nga organika e tyre. Trajneri Giampaolo do të ketë të bëjë pa një tjetër mesfushor të ekipit.

Bëhet fjalë për Hamza Rafian i cili është dëmtuar. Mesfushori tunizian, ka pësuar një lëndim në sfidën mes Leçes dhe Genoas para dy ditësh në kampionat.

Klubi ende nuk e ka bërë të ditur kohën e rikuperimi të 25-vjeçarit, por e sigurt që do të jetë jashtë për të paktën 1 muaj.

Një mundësi e mirë kjo për Ylber Ramadanin i cili mund të tregojë sërish aftësitë e tij për Leçen. Në tre ndeshjet e fundit në kampionat, mesfushori kuqezi nuk ka luajtur as edhe një minut, por me dëmtimin e Rafias, tekniku Giampaolo mund të zgjedhë shqiptarin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments