Xhakomo Vrioni ndryshon skuadër, por jo vend. 26-vjeçari do të mbetet në Amerikë ku ka arritur akordin me CF Montreal.

Kështu përfundon aventura te Nju Ingland. Atje u transferua në verën e vitit 2023 nga Juventusi.

Klubi italian fitoi rreth 4 milionë euro, ndërsa më parë e kishte blerë kartonin e tij për të njëjtën shifër.

Vrioni është aktivizuar në 68 ndeshje të kampionatit italian ku ka shënuar 16 herë dhe ka asistuar tre gola.