Pas lëndimit të Medon Berishës në stërvitje me klubin, Leçe ka humbur një tjetër lojtar nga organika e tyre. Trajneri Giampaolo do të ketë të bëjë pa një tjetër mesfushor të ekipit.
Bëhet fjalë për Hamza Rafian i cili është dëmtuar. Mesfushori tunizian, ka pësuar një lëndim në sfidën mes Leçes dhe Genoas para dy ditësh në kampionat.
Klubi ende nuk e ka bërë të ditur kohën e rikuperimi të 25-vjeçarit, por e sigurt që do të jetë jashtë për të paktën 1 muaj.
Një mundësi e mirë kjo për Ylber Ramadanin i cili mund të tregojë sërish aftësitë e tij për Leçen. Në tre ndeshjet e fundit në kampionat, mesfushori kuqezi nuk ka luajtur as edhe një minut, por me dëmtimin e Rafias, tekniku Giampaolo mund të zgjedhë shqiptarin.