Nga Endri ÇINARI

Vllaznia arriti një fitore në frymën e fundit ditën e djeshme kundër Teutës. Shkodranët triumfuan në “frymën e fundit” në Durrës falë një goli të shënuar nga Balaj. Duke siguruar kështu 3 pikë të merituara dhe të rëndësishme. Që aktualisht e mbajnë skuadrën në vendin e parë të renditjes me 10 pikë pas 5 javësh.

Por një lojtar që ishte protagonist pavarësisht se nuk shënoi ishte Antonio Delaj. Sulmuesi i shpejtë i krahut konfirmoi veten pas performancës shumë pozitive kundër Egnatias një javë më parë. Paraqitje të cilën e vijoi edhe mbrëmë kundër Teutës. Me driblimet dhe depërtimet e tij ai ishte një shqetësim i vazhdueshëm për mbrojtjen durrsake.

Ku shpesh herë rrezikimet drejt katërkëndorit ë Tafas vinin nga këmbët e 21-vjeçari. Madje do ishte Delaj që do “gatuante” golin e parë të Vllaznisë. I cili me një ulje mjaft të zgjuar me kokë të topit në zonë, propozoi Malen me portën thuajse bosh. Dhe numri 20-të nuk a pati aspak të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë për shifrat provizore 0-1.

Performanca e Delajt dhe konfirmimi i tij në këto dy ndeshje patjetër është sinjal shumë pozitiv. Pasi tashmë ai nuk po shikohet thjesht si një alternativë nga ana e Brdaric. Por si një lojtar me potencial për të qenë titullar në vazhdimësi. Kjo ndikuar edhe nga ajo çfarë ka shfaqur sulmuesi, i cili po e shfrytëzon në maksimum shansin e dhënë në këto ndeshje./www.shkodrasport.com/