Tregu i transferimeve do të ndryshojë në mënyrë drastike nga vera e vitit të ardhshëm. Autoritetet e Premier League, Serie A, LaLiga, Bundesliga dhe Ligue 1 ranë më në fund dakord me kërkesën e klubeve.

Sipas The Times, institucionet që komandojnë nivelet më të larta të futbollit, do të ndërmarrin këtë masë të re në mënyrë që nga sezoni i ardhshëm tregu i transferimeve të mbyllet më 15 Gusht.

Ligat e Spanjës, Italisë, Francës dhe Gjermanisë do të rreshtohen me Premier League, kështu që skuadrat në pesë ligat kryesore në Evropë do të mbyllin merkaton në mes të Gushtit.

Në favor të këtij vendimi janë edhe drejtuesit e Shoqatës Evropiane të Klubeve. Me një rol të fortë në tregun e futbollit, Arabia Saudite, priret të mos jetë pjesë e marrëveshjes.

Frika e ligës arabe është se ajo mund të nënshkruajë një lojtar nga çdo ekip me tregun e mbyllur dhe pa mundësinë e zëvendësimit.