Burreli eshte rikthyer tek fitorja duke marre nje trepikesh me shume vlere ndaj nje skuadre si ajo e Lushnjes. Matjanet triumfuan me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga qendërmbrojtësi Muriel i cili ne minuten e 40-te pas një kërcimi të fuqishëm brenda zonës së rreptësisë, me kokë e dërgon topin në rrjetë.

Kaq ka mjaftuar qe ky avantazh te ruhej deri ne fund dhe ne kete menyre Burreli merr nje trepikesh me shume vlere, me te cilin ngjitet ne kuoten e 11 pikeve dhe renditet ne vendin e katert te tabeles se klasifikimit.

Pasi kompletoi fitoren kundër Lushnjës, trajneri i Burrelit Ditmar Bicaj u shpreh se skuadra duhet të ecë me ritmin e këtij kampionati: “Deri diku ishte një ndeshje e fortë ashtu siç edhe e prisnim. E kërkuam rezultatin që në fillimit të lojës, zhvilluam volum loje, e dominuam kundërshtarin dhe shpërdoruam shumë raste.

Gjithsesi fituam dhe morëm tri pikë të vlefshme. Përgëzoj çunat për angazhimin, këmbënguljen dhe shpirtin e garës, që treguan në lojë. Do të vazhdojmë përpara, duke u përmirësuar dhe ecur me ritmin e këtij kampionati, që duhet thënë se është shumë i fortë, në çdo ndeshje”, tha për gazetën trajneri Bicaj.

Javen e ardhshme, per Burrelin do te jete nje prove force e vertete sepse do te luaje ne Rrogozhine ndaj Beses kryesuese te kampionatit. Nje mundesi e mire per te perseritur ate se çfare beri me Flamurtarin e javen e pare te tij.