Pogradeci ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-2 në testin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Korçës. Paraqitje bindëse për skuadrën e trajnerit Samuel Nikaj, e cila iu fal golave të Peres dhe Topllarit, ndërkohë që për Skënderbeun, golin e vetëm e shënoi sulmuesi Xhixho, në fundin e takimit nga pika e bardhe e penalltisë.
Vlen të theksohet fakti, se trajneri Gvozdenoviç, kishte lënë pushim, një pjesë të konsiderueshme të titullarëve, teksa në këtë duel iu dha shansi lojtarëve të rinj, dhe atyre të afruar rishtas në merkaton e verës.
FT: Skënderbeu-Pogradeci 1-2
Shënues: Xhixho 91’ (11-m) / Pere 29’, Topllari 47’
Skënderbeu: Rroku, Shaqe, Zenullari, Vaskez, Lamellari, Pecani, Krasniqi, Xhixho, Grezda, Franklin, Çuçka. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Pogradeci: Angjelofski, Hysenllari, Pere, Ivani, Kastrati, Pengu, Cipiano, Danland, Qeleshi, Topllari, Beçka. Trajner: Samuel Nikaj