Cagliari me Alen Sherrin titullar ka barazuar 2-2 përballë Genoas në transfertë. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit elitar italian, Serie A.

Në fillim ishte Cagliari që kaloi në avantazh me Marin në minutën e 8-të.Ndërsa Genoa përmbysi gjithçka me Frendrup dhe Miretti. Dy gola të pësuar nga Alen Sherri, por jo për faj të tij. Në të dyja rastet mbrojtja e Cagliarit u tregua tepër naive duke lënë në “baltë” portierin shqiptar.

Por për fat Cagliari nuk mbeti pa pikë duke barazuar në minutën e 88-të me Piccoli. Një tjetër ndeshje si titullar, ku përveç golave të pësuar, Sherri pati një paraqitje pozitive. Ndërsa Cagliari nuk ia del të marrë 3 pikë në Serie A dhe mbetet me 11 të tilla në vendin e 15-të.