Vllaznia vendosi qe te mos i ofroje rinovim kontrate Tefik Osmani, por ai mund te mos qendroje gjate pa pune. Kjo sepse presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi i ka ofruar atij te njejten detyre qe ka bere edhe ne Tirane fillimisht e me pas edhe ne Shkoder.
Nje gje e tille fillimisht u anashkalua nga ana e Osmanit ne nje prononim per mediat pas hedhjes se shortit te gjysmefinaleve te “Final 4”, por sot ka qene serish presidenti Idrizi qe ka pohuar per oferten e bere ne adrese te tij.
“Në vazhdim do të kemi gjëra shumë të mira, surpriza të mëdha. Me Tefik Osmanin jemi në diskutime për postin e drejtorit teknik. Besoj se së shpejti do të kemi zhvillime. Artim Pollozhani është trajner i Flamurtarit dhe i plotfuqishëm.
Trajneri ka në dorë çdo gjë dhe të gjithë kompetencën për ndërtimin e skuadrës së re. Ndërsa Alfred Ferko do të jetë sekretar i përgjithshëm i klubit. Është pozicioni më i fortë që do të kemi në administratën tonë”, eshte shprehur Idrizi.