Presidenti Ilir Meta dekreton një shtesë të bërë në ligjin për Sigurimet Shoqërore, që i përfshin sportistët e dalluar në përfitimin e pensioni të posaçëm.

Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.

Në njoftimin e Institucionit të Presidentit të Republikës sot më 4 qershor 2020, thuhet se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm”.

DEKRETI:

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11497

Tiranë, më 02.06.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META