Vllaznia e femrave ka mesuar pasditen e sotme emrin e kundershtareve ne edicionin e sivjetem te “Uefa Women’s Champions League”. Ndryshe nga vitet e tjera, kete here kampionia e Shqiperise fale edhe koefiçentit te siguruar nga pjesmarrjet e meparshme, e nis kete kompeticion nga turi i dyte.

Dhe goglat e kane vene ne grupin e katert bashke me kampionen hungareze Ferencvarosh, ate bjelloruse FC Dinamo BSUPC si dhe skuadren e vendit te pare te grupit 1 qe do te dale nga turi i pare. Po ashtu, eshte percaktuar edhe shorti i gjysmefinaleve i cili e ka vene Vllaznine perballe kundershtarit nga Bjellorusia.

Ndeshja do te luhet me 27 gusht ne stadiumin “Loro Boriçi”, ndersa finalja me fituesen e çiftit tjeter do te luhet po ne kete stadium me date 30 gusht. Po çfare presim nga kjo pjesmarrje e kampiones tone ne kete kompeticion? Ne lidhje me kete gje, kemi intervistuar nga Zvicra ku ka qene i pranishem ne hedhjen e shortit, presidentin Lazer Matija qe per gazeten “Shkodra Sport” u shpreh:

“Kuptohet qe çdo kundershtar per ne do te ishte i forte sepse po flasim per turin e dyte te ketij kompeticioni ne te cilin Vllaznia ka mberritur fale koefiçentit qe kemi arritur te sigurojme nga vitet e tjera. Do luajme ndaj skuadrave te forta dhe padyshim qe do te jete shume e veshtire. Per fat te mire, UEFA vendosi qe ndeshjet e grupit tone te zhvillohen ne Shkoder dhe kjo na favorizon disi, megjithate nuk mjafton.

Na duhet te pergatitemi fort, te bejme nje merkato te mire nese do te mundemi te gjejme lojtaret e duhura dhe pastaj te synojme fort ne fushen e lojes, per te shkuar fillimisht ne finale dhe pastaj edhe per te zene vendin e pare ne grup dhe kualifikimin ne turin e trete. Do te jete shume e veshtire, por ne futboll nuk ka asgje te pamundur dhe Vllaznia e femrave ka treguar se mund t’ia dale, prandaj do ta provojme serish”.(www.shkodrasport.com)