Kampionati i kategorise se trete do te nise pas pak ditesh dhe nje nga ekipet qe te pakten ne leter konsiderohet pretendent eshte ai i KF Shiroka. Menyra e organizimit, mbeshtetja financiare, perberja, por edhe stafi teknik jane nje garanci per arritjen e ketij objektivi ne sezonin e ri.
Dy dite me pare, vete klubi prezantoi 22 lojtaret qe do ta perfaqesojne ate, nderkohe qe se fundi eshte prezantuar edhe stafi teknik i tij. Siç eshte bere e ditur, trajner i pare do te jete Fatmir Axhani. Pervoja e tij e madhe si futbollist, por edhe si trajner kampion me ekipin e femrave te Ades, do te jene nje plus i madh per punen e tij me kete ekip.
Ne krah do te kete ne rolin e zevendestrajnerit nje pasionant shume te madh si Valmir Kurti, nderkohe qe trajner i portiereve do te jete Bujar Celufaj. Te dy ata jane prej shume vitesh prane futbollit dhe eksperiencen e mbledhur do te jene ne gjendje ta vene ne dispozicion te ketij ekipi.
KF Shiroka ka per administrator Ergi Axhanin dhe tashme ekipi po pret hedhjen e shortit, per te mesuar dhe emrin e ekipit te pare me te cilin do te ndeshet ne startin e kampionatit, por edhe ne javet ne vijim. FSHF ende nuk e ka bere publik numrin e ekipeve pjesmarrese ne kete kampionat, por gjithçka do te zbulohet diten e hedhjes se shortit.
Nga ana tjeter, per te dytin vit me rradhe ndeshjet e kampionatit do te jene me vajtje- ardhje dhe KF Shiroka ndeshjet ne fushen e saj do t’i luaje ne fushen sportive “Reshit Rusi”, aty ku dhe stervitet çdo dite./www.shkodrasport.com/