Në 2012, Qerimaj fitoi medaljen e madhe në Kampionatin Europian në Antalia; të artën dhe të argjendtën, por u testua dhe doli pozitiv për doping.

“Ishte një moment shumë i vështirë. Mora Creatine për muskuj më të mirë dhe e deklarova këtë përpara konkurimit. Trajneri im dhe unë nuk e dinim se pak muaj më parë ky ilaç ishte vendosur në listën e substancave të ndaluara” tha Qerimaj për Prishtina Insight.

Qerimaj u pezullua për një vit nga gjithë aktivitetet ndërkombëtare dhe pati një rikthim të fortë në Kampionatin Europian në vitin 2014 duke fituar të artën në dy kategori në Tel Aviv.

“Ajo eksperiencë ndodhi për shkak të neglizhimit të institucioneve që duhet të supervizojnë atletët shumë afër pëprara konkurimit. Ne ende nuk kemi një doktor që të na udhëzojë apo të mos na lejojë substancë kur stervitemi” tha Qerimaj.

Një gazetar sportiv, Gjergji Vyshka beson se përgjegjësia për doping bie mbi atletët dhe trajnerët por nënvizon edhe mungesën e përkujdesit të qeverisë dhe institucioneve sportive që kanë kontribuar në këtë situatë.

“Atletët nuk kanë ushqim të duhur apo regjim mjeksor. Këto dy element mungojnë” thotë gazetari.

Edhe pse qendrat mjeksore u japin atletëve shërbim falas, Qerimaj i tha Prishtina Insight se ata zgjedhin të shkojnë në klinika private për kontrollet.

“Procedurat në qendër janë shumë të ngadalta. Shpeshherë nuk kanë kapacitete për të na ndihmuar. Unë shkoj në klinika private për kontrollet, sidomos para kampionateve sepse kanë shërbime më të shpejta dhe më të besueshme” thotë ai.

“Peshëngritësit shqiptare gjenden në vështirësi. Ata shohin atletë si Pirro Dhima dhe Luan Shabani që përfaqësojnë Greqinë dhe kanë një jetë të famshme dhe po e gëzojnë talentin e tyre. Ata e dinë se nuk do të marrin mbrapsh atë që duhet të kenë” thotë Vyshka.

Sipas Qerimajt, atletët nuk marrin para kur trajnohen, por vetëm kur fitojnë medalje.

“Ka shumë presion mbi ta, kështu që rriskojnë cdo gjë dhe marrin substance të ndaluara – duke shpresuar se nuk do të kapen – vetem e vetëm që të marrin shpërblimin financiar” thotë ai.

Ministria e Edukimit dhe sporteve jep shpërblime për atletët që fitojnë medialje. Një fitues medaljeje olimpike merr 150 mijë euro dhe një fitues europian, 50 mijë euro.

/newsport/