Shpallet lista e trajnerit Kristian Panuçi për lojtarët e grumbulluar për miqësoren me Norvegjinë, që luhet më 26 mars.

Bien në sy në këtë listë emrat e Kristal Abazajt të Luftëtarit dhe Enis Gavazajt të Skënderbeut, por edhe emra të tjerë si Prenga e Lika.

Ja dhe njoftimi i FSHF-së në lidhje me listën e Panuçit:

Sikundër është bërë tashmë traditë, tekniku publikon listën me lojtarët disa ditë përpara, teksa më pas për të gjithë gazetarët do të ketë daljen e tij publike në një konferencë për shtyp, ditën e hënë në orën 11.00 në FSHF.

Në listën e trajnerit për këtë ndeshje shikohen edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në këtë skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi.

Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë të hënën në datë 19 mars, në rezort “Tropikal” në Durrës.

Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit./vipsport/