Vllaznia dhe Tirana luajnë nesër në 16:45 për javën e 25 të Superligës në futboll. Sfida e “Loro Boriçit” është komentuar edhe nga Mehdi Çoba. Sulmuesi i Vllaznisë projektohet nga minuta e parë, teksa djaloshi 21 vjeçar ka bërë mirë këtë sezon.

“Është një kënaqësi që të firmos me ekipin e qytetit tim dhe të zemrës. Shpresoj që gjithçka të na shkojë mirë.

Titullar? Është kënaqësi të fillosh titullar sepse kam punuar gjithmonë të arrij këtë gjë. Me ndihmën e stafit shpresoj t’ia arrij. Ndeshja ndaj Tiranës është e veçantë dhe ja vlen të presësh për shansin tënd dhe tani është në dorën time.

Sulmi Vllaznisë do të bëjë diferencën – Me lojtarët që kemi besoj që po dhe me çdo gjë që kemi bërë gjatë kësaj jave.

Bashkëpunimi me klubin – Jam i kënaqur me bashkëpunimin sepse gjithmonë stafi ka arritur të flas me mua dhe të më mësojë shumë gjëra. Shpresoj që nesër t’ia shpërblej me gjithçka.

Gol ndaj Tiranës – Çdo mundësi që do më vijë, unë kam për të bërë më të mirën time. Shpresoj që të vij dhe goli”, tha Çoba.