L’Equipe bën me dije se do ndryshojnë katër nga kriteret përzgjedhëse për fituesin e Topit të Artë. Gjithçka ka të bëjë me analizën e sezonit për futbollistë dhe jo vitin kalendarik, apo edhe shtetet që kanë të drejtë vote nëpërmjet gazetarëve sportivë.

Shpeshherë ka pasur debate për pikët nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve, ndërsa pritet që vetëm 100 vendet e vendosura të parat në renditjen e FIFA të votojnë.

1.Analiza e sezonit dhe jo e vitit kalendarik

France Football dhe L’Equipe pritet që me miratimin e FIFA të analizojnë vetëm sezonin përkatës, për të dalë me një vendim në lidhje me lojtarin më të mirë që meriton Topin e Artë. Deri në këto momente analizohet viti kalendarik.

2.Numri i shteteve me të drejtë vote

Projektohet se jo më shumë se 100 vendet e renditura të parat në listën e FIFA të votojnë për futbollistin mashkull dhe 50 të parat për futbollisten femër më të mirë për Topin e Artë.

3.Ndryshime te përzgjedhësit që zgjedhin kandidatët

Veç France Football, L’Equipe dhe votave të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve, do shtohen në juri edhe Didier Drogba, gazetari vietnamez Troung Ngoc, ai i Zelandës së Re Goedon Uatson dhe gazetarja nga Çekia, Karolina Hiavackova.

4.Kriteret për votimin

Kriteri i parë është ai i performacës individuale, teksa së dyti do shihet edhe paraqitja në grup. Sesa lojtari e ka ndihmuar ekipin në performancën kolektive. Një tjetër aspekt është edhe loja fair-play. Gjithashtu Kupa e Botës 2022 do ndikojë në zgjedhjen e Topit të Artë në 2023 dhe jo këtë vit.