FAQJA E PARE FUTBOLL4 arbitra shkodranë në ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë

4 arbitra shkodranë në ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë dhe përpos futbollistëve të ekipeve të ndryshme në fushë kanë zbritur edhe arbitrat. Në këto ndeshje kanë arbitruar sot edhe 4 arbitra shkodranë.

Kështu, kryesori Indrit Myrtja dhe anësori Jetmir Podgorica kanë qenë në Peshkopi për të arbitruar ndeshjen Korabi- Tërbuni e mbyllur me fitoren 2-1 të vendasve që kësisoj janë kualifikuar për në turin ee dytë të Kupës.

Nërkohë në ndeshjet tjetër, atë të luajtur në Fushë- Krujë në me ekipeve të Kastriotit dhe Luzit, arbitër kryesor ka qenë shkodrani Bekris Dragusha ndërsa asistent Saimir Hysjeni. Vendasit edhe këtu fituan por me rezultatin 3-1 duke u kualifikuar për më tej.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments