Ashtu si ne çdo fushe te jetes, politika i ben njerezit te mendojne ndryshe dhe keshtu ndodh edhe tek futbolli dhe konkretisht tek Vllaznia. Nese Filip Guraziu dhe Avenir Haxhija si perfaqesues te partive opozitare qe ne fakt perbejne shumicen ne Keshillin Bashkiak Shkoder, mendojne se ky institucion po ben me te miren e mundshme per privatizimin e Vllaznise.
Por ndryshe mendojne dy perfaqesues te tjere te ketij Keshilli, ata te Partise Socialiste, Renato Radoja dhe Luan Heta. Ne prononcimet e tyre per “Panorama Sport” jane shprehur se Bashkia nuk ka patur vullnetin e duhur per ta çuar deri ne fund procesin e privatizimit.
“Kam kohë që dëgjoj në Bashkinë e Shkodrës fjalën ‘privatizim’. Muaj pas muaji dëgjoj se do privatizohet sot dhe do të privatizohet nesër, por mua si pjesë e komisionit askush nuk më ka pyetur për këtë privatizim. Ato që po e pengojnë privatizimin janë borxhet që ka klubi. Asnjë nuk mund ta blejë klubin me borxhe. Në këtë drejtim duhet të kishte marrë më shumë përsipër bashkia për t’i hapur rrugë privatizimit dhe heqjes dorë nga klubi i futbollit Vllaznia”- ka thene Radoja.
Nderkohe keshilltari tjeter Heta deklaron: “Mendoj se ajo që mungon sot për të arritur drejt privatizimit është vetëm vullneti i mirë nga ana e kryetares së Bashkisë së Shkodrës për t’i hapur rrugë këtij procesi.
Vllaznia nuk mund të shitet me borxhe dhe nuk ka asnjë person apo kompani që e blen një klub, qoftë ky edhe Vllaznia me aq borxhe sa ka. Bashkia e Shkodrës duhet që të kishte marrë përsipër ato borxhe t’ia hiqte klubit dhe të shlyente gradualisht detyrimet e prapambetura. Me këtë veprim, borxhi sa vjen dhe shtohet dhe për më tepër edhe shitja vështirësohet. Deri më sot është bërë vetëm vlerësimi i aseteve të klubit.
Gjithçka është bërë gati, madje edhe vlera e aksioneve, por mungesa e vullnetit për të vepruar ka bërë që situata të jetë sërish këtu ku jemi. Për më tepër, të vjen keq që një gjë nuk kryhet kur ka edhe interesim në këtë drejtim. Dua ta deklaroj se edhe vitin që Vllaznia ra nga kategoria, ka pasur një interesim nga një kompani për t’u afruar dhe për të marrë klubin.
Kjo kompani kishte interes serioz për të investuar dhe për të qenë një nga aksionerët kryesorë kur të niste privatizimi (pra shitja e aksioneve). Por kjo kompani, ashtu si edhe disa të tjera, kërkoi që bashkia të merrte përsipër borxhet. Kjo gjë nuk ndodhi dhe po thellon nga viti në vit borxhin e klubit.
Pra, e ritheksoj se mungon vullneti dhe dëshira për ta privatizuar këtë klub. Bashkia duhet të marrë koston e vet, por të mos vijë çdo vit e të thellojë borxhin”