Pas humbjes në “El Clasico”, Real Madrid zbriti sonte në fushë ndaj Mallorca në “Santiago Bernabeu”, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të La Ligës. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi me përmbysje 2-1, me një gol në minutën e fundit shtesë.
Miqtë e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 10-të me Valjent, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtësit madrilen dhe dërgoi topin në rrjetën e Courtois me një goditje të fortë. SHIKOGOLIN
Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 67-të, pas një kombinimi shumë të bukur Valverde-Modric-Mbappe dhe ishte pikërisht francezi që finalizoi aksionin në mënyrën e duhur. SHIKOGOLIN
Goli i fitores për madrilenët do ë vinte në minutën e 95-të me Jacob Ramon, i cili shënoi pas topit të marrë nga Jesus Vallejo. SHIKOGOLINNë këtë takim, luajti titular dhe bëri një paraqitje të mirë Vedat Muriqi.
Pavarësisht fitores së Realit sot, në rast se Barcelona fiton në derbin nesër ndaj Epsanyol, shpallet zyrtarisht kampion.