Real Madridi po e konsideron një lëvizje në të adhmen për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, pasi nuk ia dolën ta transferojnë Martin Zubimendin. Sipas mediumit spanjoll AS, Madridi duket se e ka humbur garën për Zubimendin, i cili është në prag të kalimit tek Arsenali. 

Pavarësisht përpjekjeve të vona për ta bindur lojtarin, ‘Topçinjtë’ janë të relaksuar dhe me besim, pasi janë pajtuar ta paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë eurosh dhe t’i ofrojnë një pagë dukshëm më të lartë. 

Me marrëveshjen që është pothuajse e finalizuar, ‘Los Blancos’ kanë filluar të eksplorojnë alternativa të tjera. Klubi tani po e vlerëson nëse duan të qëndrojnë me emrat aktualë, dukepërfshirë Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, apo të synojnë objektiva të mëdha në të ardhmen. 

Një opsion që ka marrë formë është Rodri, por një lëvizje do të shtyhej deri në 2026, kur ai futet në vitin e tij të fundit të kontratës me Cityn, duke e bërë një marrëveshje të mundshme të përballueshme. 

Fituesi i Topit të Artë 2024 është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në botën e futbollit. Pavarësisht se nuk është një lojtar i shpejtë, konsistenca dhe zgjuarsia e tij taktike kanë bërë që ai të krahasohet me legjenda si Sergio Busquets dhe Xabi Alonso./Telegrafi/