Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, duke eliminuar Dortmundin me rezultat 3-2. Los Blancos në këtë fazë të turneut do të përballen me Paris Saint-Germain, që eliminoi Bayern Munichun me rezultat 2-0.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Gonzalo Garcia shënoi për 1-0 me një asistim brilant nga Arda Guler.
Dhjetë minuta më vonë, Trent Alexander-Arnold e gjeti për mrekulli Fran Garcian, për rezultatin 2-0.
Madrilenët dominuan edhe në minutat në vazhdim, ndërsa Vinicius Junior lëshoi dy raste të arta.
Në 45 minutat e dytë, nisën me një ritëm të ngadaltë, por që nga fundi u realizuan tre gola të tjerë.
Maximilian Beier (90+3′) shënoi për 2-1, ndërsa madrilenët rikthyen sërish epërsinë prej dy golave.
Kylian Mbappe realizoi për 3-1 në minutën e 90+5-të, por që sërish u ngushtua rezultati.
Dean Huijsen shkaktoi penallti në minutën e 90+7-të, duke u përjashtuar me karton të kuq, ndërsa nga pika e bardhë i saktë u tregua Serhou Guirassy.
Real Madridi ia doli të kalonte në gjysmëfinale të Botërorit për Klube, aty ku do të përballet me PSG-në të mërkurën e javës së ardhshme. /Telegrafi/