Ish-mesfushori i Dinamos, Denison Silva po kalon një formë të mirë në skuadrën e tij të re.

Në merkaton e verës, braziliani u transferua tek Asan, ekip që luan në Kategorinë e Parë në Korenë e Jugut.

Sfidën nga Daegu nuk e nisi si titullar dhe u aktivizua në minutën e 62-të. Pas 8 minutash lojë ai realizoi një gol të bukur duke shmangur kundërshtarët në zonë dhe në fund portierin.

Me këtë gol ai vulosi fitoren e skuadrës së tij. Deri më tani, Denison ka realizuar 7 gola.